E rëndë në Lezhë, djali me probleme të shëndetit mendor vret nënën me thikë! Vihet në pranga

13 Maj, 15:26 | Përditesimi i fundit: 2024-05-13 17:09:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një djalë me probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 13 maj, në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë.

Report Tv mëson se djali Arsen Ferit Dani 62 vjeç ka vrarë me thikë nënën e tij, Gjylije Dani, 88 vjeçe. Policia njofton se ka arrestuar djalin dhe kanë sekuestruar thikën me të cilën është kryer vrasja.