E rëndë në Maqellarë/ 18 vjeçari vret pa dashje shokun me armë gjahu, teksa kishin dalë për gjueti! Arrestohet autori

17 Dhjetor 2020, 16:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maqellarë, ku një 27 vjeçar ka vdekur pasi është qëlluar me armë gjahu çifte nga shoku i tij teksa kishin dalë për gjueti.

Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Rifat Xheleshi 18 vjeç dhe Gentian Kosiqi (viktima) 27 vjeç, kishin dalë për gjueti. Xheleshi, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shokun e tij Gentian Kosiqi, banues në Maqellarë. Si pasojë e plagëve të marra 27 vjeçari ka humbur jetën në spital.