E rëndë në Tiranë/ E shantazhojnë se do t'i shkruajnë emrin në mure, pensionisti dhe tre të rinj përdhunojnë të miturën! I bëjnë edhe video

30 Maj 2020, 16:27 | Përditesimi i fundit: 2020-05-30 18:14:35

Do të shkruajmë emrin nëpër muret e lagjes dhe do të publikojmë videon intime në rrjetet sociale nëse nuk pranon të kryesh marrëdhënie seksuale me të katër ne, tre të rinj dhe 65- vjeçari me inciaile A.D.

Është kjo historia e përdhunimit të 15-vjeçares të mitur në kryeqytet, e cila pasi për tre javë është ndjekur nga pensionisti 65 vjeçar ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Por manjaku pasi ka kryer marrëdhënie e ka xhiruar duke e shpërndarë videon në kafen e lagjes tek tre të rinjtë K.P 20 vjeç, R.O 16 vjeç, F.B 15 vjeç.

Të rinjtë duke shantazhuar 15-vjeçaren i kanë kërkuar po ashtu asaj marrëdhënie seksuale dhe në disa ditë rresht kanë bërë seks me të.

Ngjarja është mësuar nga prindërit e vajzës të cilët kanë denoncuar në polici dhe pas hetimeve ka arrestuar 4 persona.