E rëndë, përplaset nga kamioni një 59-vjeçare pranë spitalit të Vlorës, punonte aty si sanitare

9 Dhjetor 2020, 11:11

Një 59-vjeçare është goditur sot nga një kamion pranë spitalit rajonal të Vlorës.  Aksidenti ka ndodhur orës 10:15 minuta të mëngjesit të sotëm.  Gruaja ishte duke kaluar rrugën pasi punon sanitare pranë spitalit!

59 vjeçarja Novruze Bregaj  është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale!