E rrallë në Orikum, peshkaqeni i vogël bie në rrjetat e peshkatarëve

24 Maj 2020, 11:56

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Orikum aty ku peshkatarët kanë kapur një peshkaqen në rrjetet e tyre. Ata kanë dalë të mbledhin rrjetet si gjithmonë në momentin kur kanë parë peshkaqenin.

E rrallë është se peshkaqeni ishte pranë bregut, por nga raportimet thuhet se nuk është i rrezikshëm. Nuk është hera e parë që në rrjetat e peshkatarëve bien specie të tilla.