E rrallë në Vlorë, peshkatarët kapin me grep peshkun 350 kg

18 Gusht 2020, 15:03

VLORË- Një peshk i  rrallë me peshë 350 kg ka rënë në grepin e peshkatarëve në Vlorë. Është rast i rrallë që një peshk  i tillë kapet me grep në ujërat shqiptarë në gjirin e Vlorës.

Kjo lloj specie e pazakontë e detit e cila njihet ndryshe si peshk Tono, zakonisht bie në rrjetat e peshkatarëve , por këtë herë siç shihet dhe nga pamjet që sjell "Report TV" peshkatarët e kanë kapur duke gjuajtur peshk me grep.