“E rropën këtë popull në palcë jo në kockë! Shqiptarë, thirrini mendjes!”

26 Janar 2021, 15:13

Shumë e revoltuar një qytetare që telefonoi në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” foli me forcë kundër politikanëve të dy forcave politike si majtas dhe djathtas. Duke i cilësuar vrasës e kriminelë dhe përçarës ajo analizoi rolin e disa eksponentëve të PD që kërkojnë të vijnë në pushtet duke renditur disa raste që sipas saj i inkriminojnë në shumë ngjarje.