‘E shkatërruan injorantët’, Smajlaj denoncon vandalizmin e pistës në Tiranë: Fajtori do gjendet

10 Shtator 2020, 13:27

Pak kohë më parë Tiranës iu shtua një pistë profesionale për kërcim së gjati, por duket se nuk e ka patur ‘jetën e gjatë’. Kjo pasi ajo është vandalizuar nga autorë ende të paindetifikuar.

Lajmin e ka bërë të ditur atleti i klubit të Tiranës dhe Shqipërisë, Izmir Smajlaj, i cili mbi të tjera thotë se shumë shpejt do të kthehet ashtu siç ishte.

I zhgenjyer!!!!

Te zgjohesh me kenaqesine sepse tashme Tirana ka nje piste profesionale per kercimin se gjati, e te shohesh qe eshte shkaterruar me keto mbishkrime injorantesh, eshte fatkeqesi!

Me vjen keq qe vazhdojne ende te tilla vandalizma, por ti “Bona” qendro e qete, do te gjendet fansi yt dhe do perballet ne organet kompetente, se te tilla idiotesi nuk ecin para!"