E shoqëruar nga mjekët nënë Hikja lë Infektivin, mposht koronavirusin

3 Maj 2020, 18:44

77-vjeçe, por mosha nuk e penalizoi aspak nënë Hiken për të dalë triumfuese nga beteja e saj me koronavirusin. Sot nënë Hikja nga Fushë-Kruja ka lënë spitalin Infektiv për t'iu bashkuar familjarëve të saj.

E kapur përdore nga mjeku i Spitalit Infektiv , që u kujdesën për të, nënë Hikaj ka vetëm një fjalë për ta "Faleminderit". Ajo është drejtuar drejt ambulancën që do ta çojë në banesën e saj për t'u bashkuar me njerëzit e dashur duke u larguar nga spitali që përtej dhimbjes dhe vuajtjeve të pacientëve, sjell edhe shpresë e dritë tek ata.