E shtuna e pensionistëve/ Të moshuarit lejohen të bëjnë ecje deri në 11:00, por jo në grupe: Mosha jonë po nuk lëvizi i ndryshken bulonat

25 Prill 2020, 10:28 | Përditesimi i fundit: 2020-04-25 14:45:22

TIRANË- E shtuna, njëjtë si e kaluara është e gjyshërve. Pas një jave të cilët kanë qëndruar në shtëpi, për shkak se janë më të rrezikuar nga COVID-19, sot do të kenë mundësi të dalin për ecje, të shijojnë diellin dhe ajrin e pastër. Megjithatë, ka disa rregulla qe duhet të ndjekim.