'E vrau për muzikën në laptop natën e Krishtlindjes'/ Babai i shqiptarit në Greqi: U vetëmbrojtja! Vëllai: Isha i droguar! Nëna: Pashë fëmijën të masakruar në rrugë

28 Dhjetor 2020, 18:10

Është zbardhur ditën e sotme dëshmia e nënës së djalit 26 vjeçar me origjinë shqiptare i cili është vrarë nga babai, në Kretë të Greqisë. Gjatë seancë ajo ka ka folur për ngjarjen dhe se si ajo pa të birin të shtrirë në rrugë me plaga në trup dhe të vrarë nga burri.