“Edhe bukë thatë ha dhe votën nuk e shes” zonja qëndron stoike: Kam dinjitet, nuk e shes veten

9 Prill 2021, 10:18

A iu kanë ofruar para apo favore në këmbim të votës? Kjo ishte tema e mëngjesit të sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zonjë e tha shumë qartë se ajo edhe bukë thatë ha dhe votën nuk e shet pasi sqaroi se ka dinjitet dhe moral.