Edhe Fatmir Mediun e zë ‘sindroma e Bashës', ngatërron datën e zgjedhjeve

7 Nëntor 2020, 10:27

Kreu  i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat në zonën e Kamzës. Mediu akuzoi Ramën se po pengon integrimin e vendit në BE. Mediu tha se tentativa për manipulim votash është e pafalshme për cdo politikan.

“Ajo që është akoma edhe më e rëndë në situatën e sotme, përveç varfërisë dhe problemet me sigurinë e jetës, është që Edi Rama na është vendosur përballë në një nga qëllimet tona më të mëdha historike, është bërë pengesa e të gjithë shqiptarëve për tu bërë pjesë e BE. Edi Rama në mënyrë të qëllimshme po e largon Shqipërinë nga BE, sepse BE do të thotë standarde, shtet, insitucione, do të thotë ligje të drejta, kurse Rama nuk është i interesuar për shtet, sepse e ka shkatërruar atë, nuk është i interesuar për institucione, sepse për të nuk ekziston institucion përvec interesit të tij, nuk është i interesuar për qytetarët sepse po të ishte, do të kishte së paku një brejtje të vogël ndërgjegje për largimin masiv të qindra të rinjve e të rejave, profesionistëve të këtij vendi, pjesën më aktive të shoqërisë e cila është larguar jo thjesht në emigracion, por për shkak të mungesës së shpresës dhe besimit këtu në Shqipëri.