“Edhe im bir të ishte nuk do ta votoja!” I moshuari: Askush nuk flet për pensionet!

5 Shkurt 2021, 11:12

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” njëri prej qytetarëve foli për partitë politike që kanë nisur fushatën, por që askush nuk thotë një fjalë për rritjen e pnsioneve. Dikur punonim 3 ditë në javë dhe vinin na kontrollonim cfarë hanim, cfarë bënim, sepse po të ishe parazit do pyesnin se ku I gjenim lekët, a i kishim vjedhur, apo mos kishim bërë ndonjë gjë, ndërsa sot nuk pyet kush se si vihen pasuritë. Me këtë lloj politike edhe im bir të ishte nuk do e kisha votuar, tha zotëria.