Edhe lezhjanët të bindur! Qyteti 'zbrazet' nga koronavirusi

13 Mars 2020, 09:07

Edhe qytetarët lezhjanë i janë përgjigjur urdhrit të autoriteteve shtetërore për të qëndruar në banesa. Rrugët dhe trotuaret janë të boshatisura. Ndërkohë pjesa më e madhe e bizneseve janë të mbyllura. Në disa pika të qytetit janë vendosur policia dhe ushtria duke monitoruar situatën, për të ndaluar qytetarët që mund të udhëtojnë me automjete pa pasur një autorizim nga policia.