“Edhe në det mund të marrim virusin”/Flet mjeku i infektivit

29 Prill 2020, 19:30

Me ardhjen e ditëve të nxehta dhe dëshirës për t'ju drejtuar detit, në një kohë kur jemi në prag të sezonit turistik shqëtësimit dhe frikës së infektimit nga uji i detit, për shkak të pështypës në ujë, mjeku infeksionist i përgjigjet kështu:''Që të ndodhë një infeksion duhet të kemi person të infektuar, një virus në rastin konkret dhe një person që do e marri këtë virus. Kur flasim për këtë duhet të kemi një ngarkesë virusal të mjaftueshme për të infektuar një person tek i cili ai do bjerë. Ky virus ka shumë të panjohura, saqë edhe kjo gjë është ndër pikat që është akoma në studim.Parë në këndvështrim llogjik, një person që do të konsiderohet se është i infektuar, dhe që në këtë mment ka përshtyrë duhet të jetë një kohë shumë e madhe dhe një koncentrim shumë i madh të kalojë tek personi tjetër i cili do infektohet. Kur kemi të bëjmë me ujin e detit me kripë dhe bën të mundur shpërndarjen dhe uljen ee kësaj ngarkese virale në njësinë e sipërfaqe, mund të qënrdojë për një kohë të gjatë në sipërfaqe, por mbase nuk do jetë e mjaftueshme kjo ngarkesë virusale, që mund të shkaktojë sëmundje tek një person tjetër, por nëse është volum i madh mund të ndodhë infeksioni. Por nuk jemi në atë lloj vendimi që të themi se kjo ngarkesë mund të jetë infektuese'', sqaroi mjeku infeksionist Gent Stroni