Edhe në Elbasan rinis transporti, dezinfektohen autobusët

24 Qershor 2020, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2020-06-24 11:41:46

Në Elbasan ka filluar transporti në linjat, Elbasan-Belsh- Cërrik - Librazhd - Durrës -Llixha etj dhe anasjelltas, ndërsa çdo pasagjer, i cili do të duhet të përdorë transportin duhet të jetë i pajisur me maska dhe doreza në të kundërtën nuk lejohet te hyjnë. Para nisjes dhe në përfundim të punës, shoferët bëjnë edhe dezinfektimin e autobusëve. Shoferët jashtë kamerave shprehen se nuk ka njerëz dhe se dokumentacioni i automjetit te tyre i ka shkuar kot. Sa i përket transportit publik në Elbasan, ai ende nuk ka filluar punën.