Edhe në kohë pandemie, emigrantët s’i braktisën familjet, sollën 673 mln euro në 2020-n

26 Mars 2021, 18:48

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga emigrantët në vitin 2020 ishin 673 milionë euro, me një tkurrje të lehtë prej 4%. Kjo rënie erdhi si rrjedhojë e reduktimit të fortë të prurje në tremujorin e dytë të karantinës (-35% me bazë vjetore).