I ftuari i sotëm i gazetarit Besard Jacaj ishte deputeti i opozitës parlamentare Edmond Stojku. "Kurrë mos thuaj kurrë, çudia më e madhe zgjat 3 ditë, kohën përpara e kemi, koha pret. I rëndësishëm është rikthimi në origjinë, që do të hynë 140 deputetë që shqiptarët do t'ua dinë emrin e nga vijnë. Unë sot jam një individ që kam 34 vite punë në pozicionin e mjekut. Kam drejtuar institucione. Kam një sipërfaqe elektorale e shpesh herë jam mundësi e zgjidhjes, unë nuk kam frikë nga e vërteta, se në momentin që do të kemi do të iki", tha Stojku.