Edhe pse kanë kaluar 4 palë zgjedhje Kryemadhi sulmoi sistemin elektoral: Është sistem kriminal

28 Prill 2021, 13:30 | Përditesimi i fundit: 2021-04-28 13:35:03

Në daljen nga LSI për nëj deklaratë për mediat, Kryemadhi sulmoi sistemin. Ajo tha se ky është sistem kriminal.

"Zhgënjimin e kam pasur shumë të madh në numra, por një gjë e kam të sigurt se ky sistem që Edi Rama përgjërohet është një sistem që i doli boja. Mjafton të shikosh që LSI me 107 mijë vota merr 4 mandate dhe një parti tjetër me 35 mijë vota merr 3 mandate. Ky është sistemi kriminal.

Ne i themi kujtdo që të vijnë në partinë tonë, në partinë e të rinjve dhe të rejave . Detyra jonë tashmë është të shkojmë të çdo komisioner apo numërues. Do të dokumentojmë çdo shkelje që evidentohet. Nuk do të lejojmë askënd të bëjë pazar me të ardhmen e shqiptarëve", tha Kryemadhi.