Mesazhi zanor dhe me sms që u dërgohet qytetarëve se ishte Edi dhe u kërkonte të lante duart dhe qëndronin në shtëpi, ka sjellë plot humor në rrjetet social. Në një kohë ku të gjithë qëndrojnë brenda dhe krijimtaria kalon kufijtë e imagjinatës. Në një video ku tregohet mënyra se si të lahen duart, nuk i ka rezistonte dot as kryeministri Edi Rama, i cili e ka shpërndarë duke cilësuar e duhen pak nota humori në këtë kohë vetizolimi.
“Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete! Jam matur disa herë t’i ndaj këtu ca perla humori me telefonatat ku dilte zëri im, po këtë s’e mbajta dot pa e ndarë me ju dhe bravo kujt e ka bërë”, tha Rama.