Në një moment krejt të papritur në prani të kryeparlamentarit të Maqedonisë Talat Xhaferri, deputeti Edi Paloka ka qëlluar me bojë kryeministrin Edi Rama.
Paloka është përjashtuar në mënyrë të menjëhershme nga seanca nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Paloka ka pasur një shiringë të mbushur me bojë të cilën e ka zbrazur ndaj kryeministrit, teksa Rama ishte i ulur në vendin e tij të kabinetit qeveritar. Edi Paloka ka refuzuar të dalë nga salla e Kuvendit cka ka detyruar Ruçin të ndërpresë seancën me 5 minuta.