'Edi Rama e mprehu shpatën', studentët e Elbasanit këngë për kryeministrin

22 Janar 2019, 10:18

ELBASAN- Një grup i vogël studentësh të “ngujuar ” brenda Universitetit “Aleksandër Xhuvani” i kanë dedikuar një këngë kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama e mprehu shpatën dhe njëherë për situatën. Kjo është shpata që pret koka, krejt e zezë se mbështet bota. Edi Rama t’u shkurtoftë jeta s'la ngujime as protesta. Këto protesta ti si prite, si kish parë vendi gjithë këto vite.”

Nga ana e tij, kryeministri Rama do të shkojë ditën e sotme për inspektime në qytetin e Elbasanit. Rama ka planifikuar që të inspektojë ecurinë e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, inspektime në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtuesin e ri dhe të sapoemëruar.

    No videos found.