Edi Rama jep datën kur do të hapet kufiri për të shkuar për punë në Greqi

22 Prill 2020, 18:48 | Përditesimi i fundit: 2020-04-22 20:01:49

"Sot patëm një diskutim mbi strategjinë e fazës së dytë. Më parë u informoj se pas konsultimeve me miq dhe kolegë kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin grek për fazën e dytë. Diskutuam mbi rezultatet e deritanishme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave, planin e hapjes së sezonit dhe interesin reciprok për punësimin sezonal.