Edi Rama: Mbështesim hapjen e listave, e duan qytetarët

10 Korrik 2020, 13:46

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Partia Socialiste mbështet hapjen e listave, por kjo nuk do të thotë se preket pakti i 5 qershorit, pasi janë procese paralele. "Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që cdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shpresë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse dhe përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe më komode për një parti të madhe dhe por edhe për mua si kryetari i partisë, që në këtë rast duhet t'u jap të gjithëve jo me fjalë por me faktin e hapjes së listave mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë për mua prioriteti komoditeti im, por që PS-ja të reflektojë. E di që ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë ka qenë e shprehur vazhdimisht depolitizimi i administratës zgjedhore".

    No videos found.