Edi Rama shfaqet në videon e filmit 'I love Tropoja'

14 Tetor 2019, 13:18

Aktori Ermal Mamaqi ka publikuar një video nga momentet e filmit të tij më të fundit “I love Tropoja”.

Në film do të marrin pjesë aktorë e figura të njohura të ekranit shqiptar, të cilët do të përshtaten në aksionin e gjithë ngjarjes.Në film do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Edi Rama, që shfaqet shumë ndryshe me flokë të gjatë e të zinj.

“Si ky film nuk keni parë ndonjëherë”, ka shkruar Mamaqi krahas videos.

Ky është filmi i dytë i Ermal Mamaqit, ku filmi i parë  “Dy gisht mjaltë” që u shfaq në kinema para disa muajsh u prit shumë mirë nga publiku.