Edicioni i 76-të i Golden Globe, triumfon filmi biografik Bohemian Rhapsody (Lista e çmimeve)

7 Janar 2019, 12:31

Në një ceremoni në Los Angeles janë ndarë mesnatën e të dielës çmimet e përvitshme të “Golden Globe Awards”. Çmimet kryesore kanë shkuar për filmin biografi Bohemian Rhapsody dhe komedinë Green Book.

Në edicionin e 76-të të Golden Globe, aktori më i mirë është shpallur Rami Maler, ylli i filmit Bohemian Rhapsody, ndërkohë që Michael Douglas ka fituar çmimin ‘Aktori më i mirë në komedi televizive’ për rolin e tij tek “Kominsky Method”.

E nominuar në Golden Globe ishte edhe këngëtarja Lady Gaga për rolin e saj tek filmi “A Star Is Born”. Këngëtarja u nominua në kategorinë “Aktorja më e mirë”.