Edicioni i 77-të i 'Golden Globe'/ Triumfojnë 'Chernobyl', aktori më i mirë 'Joker' dhe Zellweger

6 Janar 2020, 12:10

Edicioni i 77-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, e cila është një paralajmërim edhe për atë që do të ndodhë me "OSCAR", ka dhuruar surpriza dhe emocione. Renee Zellweger, Joaquin Phoenix dhe Brad Pitt ishin yjet e mbrëmjes gala së drejtuar nga komediani Ricky Gervais. Joaquin Phoenix (Joker) u shpall aktori më i mirë në një film dramë, Renee Zellweger aktorja më e mirë. "Chernobyl" u shpall seriali më i mirë.

Filmi për Luftën e Parë Botërore, “1917” ka fituar çmimin kryesor për dramën, ndërsa filmi i regjisorit, Quentin Tarantino, “Once Upon a Time… in Hollywood” fitoi tre çmime. Tarantino fitoi çmimin për skenarin më të mirë, Brad Pitt fitoi çmim për rolin e tij dytësor në filmin, “Once Upon a Time… in Hollywood”.  “The Irishman” me regji të Martin Scorsese nuk ka arritur në fitojë në asnjërën kategori.