Edicioni i pazakontë në kushtet e pandemisë, Ermal Meta fiton vendin e tretë në Sanremo 2021

7 Mars 2021, 08:39 | Përditesimi i fundit: 2021-03-07 09:40:01

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka fituar vendin e tretë në edicionin e 71-të të të Sanremos, me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’.

Sakaq Maneskin janë fituesit e edicionit të 71-të të festivalit Sanremo. Grupi i përbërë nga Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio pushtuan sallën me këngën ‘Zitti e buona’. Në vendin e dytë u rëndit  Fedez dhe Francesca Michielin me ‘Call me name’.

Në skenën e Ariston përformuan live 26 këngëtarët big, ndërkohë që kënga e Ermal Metës ishte një nga këngët pretendente për çmimin e parë. Edicioni i 71-të i Sanremos ishte një edicion i pazakontë, për shkak të kushteve të pandemisë  së COVID, dhe u zhvillua pa publik.

Ermal Meta interpretoi me Orkestrën Mandolin të Napolit kryeveprën e  Lucio Dalla-s, “Caruso” dhe fitoi edhe mbrëmjen e dueteve të Festivalit Sanremo 2021. Këngëtari, tashmë fitues i festivalit në 2018 i shoqëruar me Fabrizio Moro, i cili u rendit i pesti dhe në Eurovizion, u votua si më i miri nga orkestra.