Edison Pula, ‘hajduti profesionist’ i 50 vjedhjeve u kap në Itali duke bërë pazar, pas 4 muajsh u arratis me skenar filmash

10 Qershor 2022, 10:31

Edison Pula dhe Imer Masha ishin dy shqiptarët që u arrestuan në shkurt nga policia italiane. Dy “hajdutët profesionist” lanë “strofkën” e tyre në Carbonera ku fshiheshin prej kohësh, për bërë pazar në Sile.

Pula, 27 vjeç akuzohej për 50 vjedhje në Trentino, ndërsa Masha 28 vjeç ishe dëbuar me kohë nga Italia. Ata ishin protagonistët e shumë ngjarjeje kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok të Mogliano Veneto, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, u arratis nga burgu i Trevisos duke prerë hekurat dhe zbriti me çarçafë së bashku me 2 shqiptarë të tjerë, të cilët u kapën.