Edmond Spaho për Report Tv: Fati politik i Edi Ramës i vulosur! Kush e sheh realitetin t'i bashkohet frontit opozitar

27 Tetor 2020, 19:34 | Përditesimi i fundit: 2020-10-27 20:28:22

Partia Demokratike beson se rruga për të mposhtur qeverine Rama është bashkimi i forcave. Por ndryshe nga kryedemokrati Basha i cili i mbyll dyert e bashkëpunimit partive të reja të krijuara nga emra që vijnë nga rradhët e të larguarve nga PD, për nënkryetarin Edmond Spaho, kritikët e Ramës janë të mirëpritura.

Kush është i ndërgjegjshëm dhe e sheh me realizëm, i bashkohet frontit opozitar dhe punon me ta bashkarisht për të hapur një faqe të re për Shqipërinë”, shprehet ai.

Por ashtu si Lulzim Basha, lëvizjen e krijuar nga Jozefina Topalli, nënkryetari i selisë blu e konsideron patericë të socialistëve.

Ata që dëshirojnë të shërbejnë si paterica për pushtetin e Edi Ramës, që përpiqen ti japin atij ndihmë për të kapërcyer gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet, nuk kanë për tja arritur dot, cfarëdo që të bëjë Edi Rama, dhe kjo është një nga manovrat që ai bën për të minimizuar humbjen, po nuk do i shpëtojë dot humbjes më 25 prill”, Thotë Spaho. 

Lidhur me fatin e Ervin Salianjit dhe ish deputetëve të tjerë të lënë jashtë listës nga Komisioni i Vlerëimit të Kandidaturave, Edmond Spaho thotë se do të vendoset pasi Kryesia e Këshilli Kombëtar të shqyrtojnë raportin e Komisionit, por kjo nuk është e vetmja cështje ku selia blu ka përqëndruar energjitë.

Ne po përgatitemi për zgjedhje në shumë drejtime, në drejtim të programit i cili pothuajse ka mbaruar dhe një pjesë e elementëve të tij janë bërë tashmë publike, në drejtim të përgatitjes së strukturës për fushatë”.