Socialistët e Lezhës kanë zgjedhur pasditen e së dielës kryetarin e tyre për një mandat 4 vjeçar. Në këtë post është rikonfirmuar kryetari aktual, Eduard Ndreca i cili në këtë garë u përball me Taulant Malshin. Në përfundim të votimit ku morën pjesë 254 votues nga 274 më të drejtë vote, Ndreca mori 173 vota, ndërsa Malshi 65 vota .6 vota rezultuan të pavlefshme.
Proçesi i votimit brenda Partisë Socialiste është ndjekur nga i deleguari i këtij qarku Ministri i Brendshem Sander Lleshaj. Ministri vlerësoi procesin zgjedhor në Lezhë si dhe vuri në dukje shtimin e grave në radhën e përfaqësuesëve.
“Procesi i mirë, dinjitoz që tregon nj impuls të ri në Partinë Socialiste dhe për faktin që ka një numër të shtuar të grave që do të përfaqësojnë në Lezhë. Dau të falënderoj të dy kandidatët që zhvilluan një garë të ndershmë dhe te drejtë dhe së fundi falënderoj fituesin Eduardin i uroj suksese të cilit i kemi dhënë një barrë sot”, tha Sander Lleshaj Minister i Brendshëm
Pas rikonfirmimit si kryetar i Partisë Socialiste Eduard Ndreca e konsideroi proçesin si mjaft pozitiv.
“Jemi një familje, të gjithë jemi votues të PS dhe midis nuk ka ndarje. PS në Lezhë tregoi pjekuri dhe këtë nuk e them për rezultatin por për njerëzit që ka, anëtarë të vjetër që na japin përvojën e tyre dhe të rinjtë që na japin forcë për t’i bërë punët më mirë. Të tjerët që zgjasin dorën për të përfituar nuk janë Partia Socialiste”, tha Eduard Ndreca Kryetar i PS Lezhë
Pas riformatimit të strukturave Partia Sociliste pritet të nisë punën në terren për betejën e radhës elektorale.