Edukatorë e mësues të prekur me COVID/ mbyllen dy kopshte në Gjirokastër, pezullohet mësimi nga klasa 6-9 në një shkollë

9 Nëntor 2020, 16:55

GJIROKASTËR- COVID-19 është futur në institucionet arsimore në qytetin e Gjirokastrës. Report Tv mëson se janë mbyllur dy kopshte, ai numër 2 dhe 4 në këtë qytet ndërkohë që është pezulluar mësimi në shkollën 9-vjeçare "Koto Hoxha".

Kjo pasi në këto institucione kanë rezultuar punonjës të prekur me COVID-19. Më konkretisht në shkollën "Koto Hoxha" kanë rezultuar pozitiv 10 mësues, ndërkohë që u janë marrë tamponët 30 punonjësve të tjerë.