Edukatorja dhe sanitarja rezultojnë pozitive me koronavirus, mbyllet çerdhja në Berat

9 Tetor 2020, 13:35

Një edukatore dhe sanitare e një çerdheje në Berat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Si pasojë institucioni në lagjen Donika Kastrioti është mbyllur për të parandaluar përhapjen e virusit. Pjesa tjetër e punonjësve janë karantinuar.