Egbo: Testet për koronavirus duhet t'i bënim më herët. Shehi për supersfidën me Partizanin: S'kanë rezultate, por janë kampionë

6 Qershor 2020, 18:42 | Përditesimi i fundit: 2020-06-06 18:43:17

Tirana, ekipi që udhëheq Superligën do të luajë të dielën ndeshjen e javës së 28 të kampionatit në transfertën e Gjirokastrës. Për momentin bardheblutë duken të sigurtë në rrugën drejt titullit kampion, por ditët e fundit më shumë vëmendje ka marrë një tjetër çështje. Kjo pasi të shtunën, një ditë para takimit, të gjithë pjestarët e ekipit i janë nënshtruar testeve për koronaviursin, pasi në mesjavë bardheblutë luajtën kundër Bylisit, që më herët raportoi për një të prekur në rradhët e tyre. I pyetur para ndeshjes nëse kjo ka patur ndikimit të skuadra, trajneri i Tiranës Emanuele Egbo, përgjigjet:

“Kjo ndoshta është më mirë edhe për ne nga ana personale që ta dimë. Duhet ta kishim bërë gjatë kësaj kohe tamponin që të rrinim rehat. Jo vetëm ne por të gjithë ekipet, që të vazhdonte kampionati normalisht.”