Egnatia merr fitoren e parë në Conference League, mposht 2-1 Lincoln-in! Nis ëndrra për kualifikimin nga faza e grupeve

26 Nëntor, 20:48 | Përditesimi: 26 Nëntor, 20:48

Në përballjen kundër Lincoln Imps, që duhej fituar patjetër, rrogozhinasit ia dolën me rezultatin 2-1 në Air Albania. Pjesa e parë edhe pse u dominua nga skuadra e Nevil Dedes u mbyll pa gola, ndërsa me të nisur e dyta zhbllokoi Albanese. Miqtë nga Gjibraltari barazuan në minutën e 79, por ky rezultat zgjati fare pak pasi Fernando riktheu Egnatian në avantazh dhe njëkohësisht i dha fitoren e parë rrogzhinasve.

M.V/Shqiptarja.com