‘Eja në Gramsh’, çelet sezoni turistik për vitin 2022! Nga panairet me ushqimet tradicionale te spektakli me makinat 'Rally’, organizohen dhjetëra aktivitete

11 Qershor 2022, 10:36

Me moton ''Eja në Gramsh'', qyteti i Gramshit çeli sezonin e ri turistik për vitin 2022. Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh një ditë më parë, ku në sheshin e qytetit u çel panairi tre ditor i kulinarisë dhe punimeve artizanale me produkte dhe punime artizanale tradicionale të zonës së Gramshit.