Eklipsi i Super Hënës “pushton” qiellin e Botës, ja si u pa në Tiranë fenomeni i rrallë

21 Janar 2019, 09:54

TIRANË – Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qiellin e Shqipërisë u shfaq eklipsi i Super Hënës së “përgjakur”, quhet e tillë pasi gjatë këtij eklipsi, Hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, ndryshon nga e argjendtë (ose gri) në të kuqërremtë, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e Tokës, kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës. Përmes fotografive të shkrepura në Tiranë nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com e Report TV Antonio Çakshiri, ju sjellim pamjen se si u duk ky fenomen në qiellin e kryeqytetit, ndonëse pati pak vranësira.

Eklipsi që mund të shikohej me sy të lirë filloi me zhdukjen dalëngadalë të Hënës së plotë në orën 04:30 të mëngjesit duke arritur në pikën kulmore kur Hëna zhduket totalisht dhe merr një ngjyrë të zbehtë të kuqërremtë, kjo ndodhi në orën 05:40.

Në fotot e kapura nga periferia e kryeqytetit duket eklipsi i Hënës, teksa sateliti ynë natyror ulet në horizont.