Ekonomia e Kinës, 4.9 % rritje ekonomike 3 muajt e fundit

19 Tetor 2020, 15:16

Në një kohë kur të gjitha vendet evropiane kanë frikë për një rikthim të të izolimeve të plota, të cilat mund të shkaktonin vështirësi të mëdha ekonomike. Kinës vazhdon rimëkëmbjen e saj nga kriza që shkaktoi COVID-19.

Sipas tyre, ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit për 4.9% midis korrikut dhe shtatorit, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, megjithatë rritja është më e vogël seç pritej,

Në tre muajt e parë të këtij viti, ekonomia e Kinës u tkurr për 6.8%, për shkak të mbylljes së fabrikave, ishte hera e parë që tkurrej qëkur filloi regjistrimi i shifrave tremujore në vitin 1992.

Zëdhënësja e Byrosë Kombëtare të Statistikave, Liu Aihua, paralajmëroi se rritja mbetet ende e ngadaltë dhe ndihet akoma ndikimi i pandemisë.

"Ekonomia është ende në proces të rimëkëmbjes. Disa ose shumica e treguesve nuk janë kthyer në nivelin normal të rritjes”, tha ajo.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar rritje të ekonomisë së Kinës për 1.9% në vitin 2020 - shifër kjo e përafërt me parashikimin e Bankës Qendrore të Kinës prej 2%.