Ekonomia e vendit u rrit me 5.97% në tremujorin e parë! Ndërtimi dhe tregtia rrisin ekonominë, ‘ndalet’ bujqësia

30 Qershor 2022, 20:15

Ekonomia e vendit ka pasur ecuri pozitive në tre muajit e parë të vitit. INSTAT raporton se Prodhimi i  Brendshëm Bruto nga janari në mars u rrit me 5.97%, dhe ndikimin më të madh e ka pasur ndërtimi, tregtia dhe tregu i pasurive të paluajtshme. Nga ana tjetër sektori i bujqësisë është ndalur, dhe rritja ka qenë vetëm 0.01%.