Rama: Pakti PD-LSI për llogari të Ilirit dhe Saliut që të marrin pushtetin dhe shpërbëjnë Reformën në Drejtësi

2 Mars 2021, 12:04 | Përditesimi i fundit: 2021-03-02 14:18:10

TIRANË- Marrëveshja e një dite më parë e PD-LSI, për kryeministrin e Edi Rama është pjesë e planit të presidentit Ilir Meta dhe ish- kryeministrit Sali Berisha për të marrë pushtetin që të shkatërrojnë Reformën në Drejtësi...ose kokën e Lulit. Kështu e ka përkufizuar Rama këtë marrëveshje, i cili tha se nuk i jep dot asnjë shpjegim tjetër se përse u nënshkrua para zgjedhjeve në një kohë kur do të dalin në lista të veçanta në 25 prill.

 I gjithë problemi, sipas Ramës, nuk është te Meta, por te kryedemokrati Lulzim Basha, duke theksuar se ky i fundit nuk ka këllqet e një lideri që të reagojë kur Meta deklaron se do kapë 'amerikanët nga veshi'.

Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliu dhe pastaj ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose kokën e Lulit, a ka më thjeshtë se kaq dhe është shumë e qartë pse e duan Lulin para zgjedhjeve, por këtu problemit nuk është Meta, por Lulzim Basha që nuk ka këllqe, që nuk ka karakterin e një lideri", tha Rama. 

Në vijim të kësaj deklarate, Rama theksoi se Reforma në Drejtësi ka nisur që të japë efektet e saj e për të kuptuar këtë, ai theksoi se mjafton që të shiheshin dhe reagimet e presidentit Ilir Meta, sipas së cilit "ka shkalluar".

“Reforma në drejtësi është aq e besueshme saç është niveli i shkallimit të Ilir Metës”, tha kreu i qeverisë.