Zhvillimi i bujqësisë/ Ekonomi: Eksportet u rritën me 145% krahasuar me 2013-n! Rama: Ulen importet

26 Janar 2021, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2021-01-26 16:25:55

Në konferencën e përjavshme për shtyp në Kryeministri 'Ekonomia në fokus', është ëprqenruar në sektorin e bujqësisë. Kryeministri Rama ka dalë para mediave me ministren Milva Ekonomi.  Në një panoramë të punës që ministrja bëri tha se eksportet e produkteteve bujqësore shqiptare janë rritur 145% krahasuar me vitin 2013.

"Raporti midis eksporteve dhe importeve ka ardhur duke u përmirësuar. Produktet shqiptare shkojnë sot në 75 vende të botës, deri në SHBA, Kinë apo Hong Kong. Produktet e peshkut në vendin tonë kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme, kanë arritur shifrën rekord të eksporteve prej 100 milionë eurosh.   Këto rritje erdhën nga investimet e zgjuara që ka bërë qeveria shqiptare në bujqësi. Kemi bërë investime në sipërfaqen e tokës arë për ujitje dhe kullim.

Janë marrë në konsideratë shumë incentiva fiskale shumë të rëndësishme për fermerin. Heqja e TVSH për farat dhe inputet bujqësore ishte një masë shumë e rëndësishme.  Në sektorin e peshkimit heqja e TVSH ka qenë për shumë e shumë zëra doganorë.

Një lajm tjetër i rëndësishëm është që së bashku me BE-në në janar të këtij viti ka filluar vendosja e 'bluebox' në çdo pajisje peshkimi. Sot në vend janë 140 vend grumbullime në të gjithë Shqipërinë.

Edhe përmirësimi i shërbimeve në e-albania është një gjë shumë e rëndësishme për fermerët. Kjo është një lehtësi më e madhe që vjen për të gjithë operatorët që punojnë në vend.  Nga skema kombëtare e mbështetjes kanë përfituar rreth 27 fermerë ndërkohë që në skemën e përfitimit të naftës falas kemi vënë në dispozicion të fermerëve 9.5 miliard lekë", tha ndër të tjera Ekonomi.