Rama: Shumë shpejt nisim vaksinim masiv, jemi shumë afër! Dyfishojmë ndihmën ekonomikë

23 Shkurt 2021, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2021-02-23 12:18:54

TIRANË- Procesi i vaksinimit masiv të popullsisë kundër COVID, do të nisë shumë shpejt. Kreu i qeverisë, Edi Rama është kujdesur të theksojë se "është shumë afër"kjo ditë, por zgjodhi që të mos japë shumë detaje. Në konferencën e përjavshme, në fokus të së cilës ishte ekonomia, Rama pasqyroi 2 pika kryesore të programit elektoral të PS-së në mandatin e tretë. Së pari është rritja e pagës minimale si edhe dyfishimi i ndihmës ekonomike përtej pandemisë.

Një mesazh ka pasur për pronarët e bizneseve të mëdha, të cilën "i ftoi" që të mos votonin për PS-në. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, tha Rama, se taksat për ta nuk do të ulen, por theksoi e as nuk do të rriten.