Ekonomia në recesion, BSH: Përmirësimi nis në 2021

13 Gusht 2020, 17:14

Pandemia COVID-19 ka sjellë një goditje të fortë të ekonomisë në tërësi. Me këtë konkluzion nisën edhe raporti i politikës monetare i Bankës së Shqipërisë, i cili vijon më tej ku thuhet se ecuria negative do të vijojë përgjatë gjithë vitit. Si ekonomia ashtu edhe inflacioni pritet të kthehen tërësisht në objektiv në vitin 2022.

“Në skenarin bazë, aktiviteti ekonomik në vend pritet të shënojë pikun e ngadalësimit në tremujorin e dytë, të vijojë të mbetet në territor negativ gjatë dy tremujorëve në vijim, dhe t’i kthehet rritjes në vitin 2021”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.