Ekskluzive/ 10 gjyqtarët e emëruar nga PD-LSI që bllokuan Gjykatën e Lartë

26 Mars 2019, 11:11

Opozita joparlamentare akuzon prej disa muajsh shumicën qeverisëse se ka eliminuar Gjykatën e Lartë, duke pasjellë bllokimin e shqyrtimit të rreth 30 mijë dosjeve. Sipas propagandës së opozitës, asgjësimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese është pjesë e një skeme të qeverisë. Po si qëndron e vërteta e bllokimit të Gjykatës së Lartë, e cila është në pamundësi për të marrë vendime, për shkak të mungesës së kuorumit për formuar kolegjet civile dhe penale? E vërteta është se bllokimi i Gjykatës së Lartë, ashtu si boshatisja e Kushtetueses, është produkt i emërimeve politike, të pakualifikuara dhe të njëanshme në Gjykatën e Lartë nga Partia Demokratike, nga viti 2008 deri në vitin 2013 (pas vitit 2009 në bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim).

Shumica e gjyqtarëve të emëruar nga PD, fillimisht në koordinim me ish-presidentin Bamir Topi dhe më pas me Bujar Nishanin, lanë detyrën në Gjykatën e Lartë për t’i shpëtuar Vetingut, janë shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vetingut për shkak të lidhjeve me krimin dhe mosjustifikimit të pasurisë ose janë dënuar për korrupsion, siç është rasti i Majlinda Andreas. Largimi i tyre ka sjellë bllokimin e Gjykatës së Lartë. Konkretisht, Gjykata e Lartë ka pasur 17 anëtarë. Aktualisht, vetëm dy anëtarë të saj, Medi Bici dje Ardian Dvorani, kanë kaluar përfundimisht Vetingun. Fati i kryetarit Xhezair Zaganjori dhe anëtarit Edmond Islamaj do të vendoset nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ndërkaq, tre ish-anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë janë shkarkuar nga organet e Vetingut. Ish-anëtarja tjetër Majlinda Andrea, e emëruar gjithashtu nga PD, u dënuar për korrupsion. Por, goditjen më të rëndë Gjykata e Lartë e ka marrë nga një vendim i gjashtë anëtarëve, duke u vetëlarguar nga kjo gjykatë.

    No videos found.