Ekskluzive/ 3 deputetë 300 USD në muaj bonus qiraje në Tiranë, deklaruan se ishin banorë të kryeqytetit para se të merrnin mandatin

2 Qershor 2020, 18:40

Tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Kostaq Papa, Fatjona Dhimitri dhe Ervis Meço, të ardhur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, rezultojnë se përfitojnë çdo muaj rreth 300 USD, për rimbursim qiraje banese, në mënyrë të dyshimtë. Deputetët marrin para nga Kuvendi duke pretenduar se jetojnë në banesa me qira në Tiranë, por ata kanë deklaruar se kanë qenë banorë të kryeqytetit, para se të merrnin mandatin e deputetit. Vendimi nr. 114/2014 për mënyrën e trajtimit të deputetëve parashikon që Kuvendi mbulon shpenzimet për strehimin në masën 35 000 lekë në muaj, vetëm të deputetëve, të cilët nuk banojnë në rrethin e Tiranës.