EKSKLUZIVE/ Amnistia fiskale - Falen edhe bilancet e dyfishta që shumë kompani i kanë mbajtur të fshehura

21 Prill 2020, 15:26

Projekti i amnistisë fiskale, që u paralajmërua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, parashikon jo vetëm hapjen e dyerve për të derdhur në sistemet bankare paratë e emigrantëve apo paratë cash që mbajnë biznesmenët në Shqipëri, por edhe legalizimin e bilanceve reale, që shumë kompani i kanë mbajtur të fshehura në vite, duke deklaruar në Tatime bilance të trukuara. Duke punuar me bilance të dyfishta, shumë subjekte kanë kryer evazion fiskal, me anë të fryrjes së shpenzimeve dhe fshehjes të të ardhurave, por me sa duket qeveria po përgatitet ta amnistojë këtë veprim. Pra, shteti do të njihte edhe kapitalet e krijuara nga ky lloj evazioni por njëkohësisht do luftojë informalitetin.