ELBASAN - Klajdi Dokoli, miku i familjes Çapja në Elbasan arrestohet nga policia e këtij qyteti, si i përfshirë në vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në 15 gusht 2020 në Elbasan. Shqiptarja.com” mëson se arrestimi i Klajdi Dokolit është kryer ditën e sotme (9 nëntor) në Elbasan, pasi gjykata e këtij qyteti ka vendosur të caktojë masën e sigurisë arrest në burg.
