Ekskluzive/ Bashkia Kamëz i jep tender Lush Osmanit, pronarit të ‘Shpresa.al’ që është nën hetim për skandalin e pronave në Kepin e Rodonit

21 Prill 2020, 19:02

TIRANË- Pronari i kompanisë ‘Shpresa.al’ Lush Osmani, i shpallur në tetor 2019 në kërkim policor dhe më pas i vetëdorëzuar, për skandalin e pronave në Kepin e Rodonit, vijon të marrë para publike, përmes kontratave me institucione të pushtetit vendor. Tenderin e fundit Lush Osmani e ka marrë nga Bashkia e Kamzës, me objekt blerje karburanti. Kontrata është nënshkruar në datën 30 mars të këtij vitit. Ndërsa ishte nën hetim nga Prokuroria e Durrësit, Osmani e ka marrë një tjetër tender pa garë nga Drejtoria e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtoreve të Qytetit Tiranë, me objekt blerje vaj, në datën 30 janar 2020. Vitet e fundit, Lush Osmani ka marrë nga shteti rreth 700 tendera me vlerë mbi 1.5 miliardë lekë.