Ekskluzive/ Berisha bëri letrat për të marrë gjysmën e pagës pas djegies së mandatit, Basha nuk aplikoi

2 Prill 2020, 15:18

Ndonëse ishte nxitësi dhe mbështetësi kryesor vendimit për ‘djegien’ e mandateve të deputetëve, në kuadër të aksionit politik për rrëzimin e qeverisë, ish-kryeministrit Sali Berisha ka nxituar për të aplikuar për përfitimin e gjysmës së pagës së deputetit, pas dorëzimit të mandatit. Shqiptarja.com ka mësuar zyrtarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore se ish-kryeministri Sali Berisha ka plotësuar dokumentacionin në Kuvend, për përfitimin e pagesës kalimtare pas dorëzimit të mandatit, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha rezulton se nuk ka aplikuar.